Emery e sulmon ashpër Ozilin: Kjo është arsyeja pse nuk luajti kundër West Hamit

Futboll 12 Janar 2019 23:13

Unai Emery ka sugjeruar se Mesut Ozili nuk e meritoi një vend në skuadrën e Arsenalit në humbjen 1-0 ndaj West Hamit të shtunën në Premierligë.

Ozili, lojtari më i paguar në Arsenal, u rikthye në stërvitje gjatë javës së fundit pas një problem me gju, por u la jashtë skuadrës për ndeshjen në udhëtim ndaj West Hamit.

West Hami e mundi 1-0 Arsenalin me golin e Declan Rice, i cili ishte i pari në Premierligë për të riun anglez.

Ozili ka munguar në shumë ndeshje këtë sezon, derisa shpesh janë dhënë arsyeje të ndryshme për mungesën e tij.

Hera e vetme kur Emery e pranoi se Ozili ishte lënë jashtë skuadrës për arsyeje taktike ishte fitorja 2-1 ndaj Bournemouthit në nëntor.

“Ne fitojmë me të, ne humbim me të. Mendoj se nuk e kemi një lojtar me të cilin fitojmë apo humbim. Sot, lojtarët që luajtën ishin ata që e merituan të luanin. Kemi mundur të fitonim apo humbnim”, tha Emery.

Arsenali tani renditet në pozitën e pestë me 6 pikë prapa top 4-shes, derisa është vetëm tri pikë para Manchester Unitedit të vendit të 6-të, që mund ta barazojë me një fitore ndaj Tottenhamit.