Emery e zbulon një të vërtetë tronditëse për Kolasinac dhe Ozilin pas sulmit

Futboll 28 Korrik 2019 22:08

Unai Emery zbuloi se Mesut Ozil dhe Sead Kolasinac nuk u paraqitën në humbjen 2-1 të Arsenalit ndaj Lyonit sepse mendja e tyre nuk ishte “100 përqind atje” pas përfshirjes së tyre në një përleshje me hajdutët.

Videoja e incidentit tregoi se Kolasinac po përballej me dy sulmues të maskuar të cilët kishin afruar një automjet të drejtuar nga Ozil vetëm disa ditë para përplasjes me Lyonin në Emirates Stadium.

Derisa Pierre-Emerick Aubameyang dhe Alexandre Lacazette startuan në 11-shen e fortë të Arsenalit të dielën, Emery la Ozilin dhe Kolasinacin jashtë skuadrës së tij.

“Kjo është një rrethanë shumë personale,” u tha Emery gazetarëve. “Mendjet e tyre nuk janë 100 për qind atje”.

“Këtë mëngjes ata erdhën këtu por nuk ishin të gatshëm të luanin ndeshjen”, zbuloi Emery pas humbjes 2-1 të Arsenalit.

“Nuk ishte moment i mirë që ata të luajnë pasi mendja e tyre nuk është 100%. Është një çështje shumë personale dhe e rëndësishme është që ata të ndjehen mirë, të ndjehen të sigurtë dhe të ndjehen të qetë me familjet e tyre”, tha Emery.

“Kam biseduar me ta dhe vendosa që ishte më mirë që ata të pushojnë me familjet e tyre dhe të presin disa ditë, dhe të shpresojmë se do t’i kthehen normalisht skuadrës”, tha ai.

“Do të shohim çdo ditë. Nesër do të shikojmë prapë se si janë”, përfundoi trajneri i Arsenalit. /Insporti.com/