Emery flet për Ozilin, tregon a do të huazohet në afatin e janarit

Futboll 03 Tetor 2019 13:33

Mesut Ozil assesi të rehatohet tek Topçinjtë nga Londra e qëndrimit të tij në Emirates duket se po i vjen fundi, por menaxheri i tij, Unai Emery po refuzon të flasë rreth kësaj çështje.

Trajneri i Arsenalit deklaroi se Ozil mbetet lojtar i Topçinjve tani për tani por refuzoi të jetë inkurajues për sigurinë e Ozil brenda skuadrës së Arsenal.

Ozil këtë sezon është paraqitur vetëm një herë.

Emery nuk deshi të konfirmojë as për paraqitjen e mundshme të tij kundër Standard Liege sonte në ndeshjen e Europa League.

“Ne do stërvitemi dhe pastaj do vendosim. Unë do vendos se cila është 11-sha më e mirë e skuadrës dhe e kush do të jetë ata më të mirët për ndeshje”.

Spanjolli ka fituar tre herë Europa League me ekipin spanjoll Sevilla dhe beson se kjo garë është një mundësi shumë e mirë për lojtarët që stërvitë.

Vitin e kaluar Arsenal u mposht në finale të Europa League nga rivali londinez, Chelsea.