Emery i përgjigjet Ozilit, pas incidentit me mesfushorin gjerman

Futboll 08 Prill 2019 09:23

Mesfushori gjerman, Mesut Ozil, për një moment humbi kontrollin duke hedhur xhaketën e tij në drejtim të trajnerit, Unay Emery.

Arsenali bëri një hap prapa në garën për përfundim në top katërshen, pas humbjes ndaj Evertonit me rezultat 1:0, në ndeshjen e zhvilluar në “Goodison Park”.

Në minutën e 83-të tensionet u ngritën kur mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi bëri një ndërhyrje në sulmuesin, Dominic Calwert-Lewin, duke u ndëshkuar me karton të verdhë.

Trajneri i Evertonit, Marco Silva dhe stafi i tij argumentuan me Emery për rastin e Mustafit, por trajneri spanjoll u konfrontua nga futbollisti i tij, Ozil, i cili hedhi xhaketën në drejtim të tij.

 

Emery pas ndeshjes deklaroi: “Ne duhet të mësohemi t’i ruajmë emocionet dhe të mësojmë nga ato. Nuk ishte një ndeshje e mirë, por ne jemi në rrugë të duhur dhe javën tjetër ndaj Watford do të rikthehemi, si dhe në mesjavë kemi një ndeshje të madhe, ndaj Napolit”, transmeton Insporti.com.

Edhe trajneri i Evertonit, Silva, pas ndeshjes mohoi se kishte mosmarrëveshje me Emery.

Arsenali pas kësaj humbje renditet në pozitën e katërt me 63 pikë. /Insporti.com/