Emery: Krenar me atë se çfarë treguan futbollistët e mi

Futboll 19 Prill 2019 08:28

Arsenali ka kaluar në gjysmëfinalen e Europa Ligës duke fituar ndaj Napolit në dy takime me rezultat të përgjithshëm 3:0.

I pari i pankinës angleze,Unai Emery, foli rreth takimit duke qenë krenar me atë se çka treguan futbollistët e tij.

“ Jam krenar me futbollistët e mi. E nisëm shumë mirë. Pjesa e parë nisi shumë mirë sepse shënuam gol dhe nuk iu dhamë shanse për gol Napolit. U mbrojtëm gjatë pjesës së dytë dhe jam i lumtur që fituam të dy takimet ndaj napolitanëve”, tha Emery .

 

Arsenalin në gjysmëfinale e pret Valencia dhe pritet të jetë vështirë ky takim sipas tij.

“ Ata janë skuadër shumë e mirë me lojtarë të mirë. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për ne”, përfundoi Emery.

 

Ballafaqimi i parë mes Arsenalit dhe Valencia-s luhet më 2 maj në “Emirates”./Insporti