Emery nuk mund t’ia garantojë vendin superyllit të Arsenalit

Futboll 22 Shkurt 2019 08:30

Mesut Ozili u rikthye në skuadrën e Arsenalit, derisa skuadra siguroi fazën e eleminimit direkt të Europa Leagues, por trajneri Unai Emery insiston se ai nuk e ka të sigurtë pozitën e startuesit.

“Topçinjtë” u futën në ndeshjen e dytë kundër BATE Borisovit, duke e ditur se u duhet të përmbysin një rezultat prej 1-0 nga ndeshja e parë.

Ata u përgjigjën mirë në përballjen e dytë, duke fituar me rezultat 3-0.

Arsenal v BATE Borisov - UEFA Europa League Round of 32: Second Leg

Emery vendosi që ta ftonte Ozilin, pasi ishte lënë jashtë ndeshjes së parë, derisa lojtari më i paguar në histori të klubit startoi vetëm në ndeshjen e dytë që nga “Boxing Day”.

“Sot, ai tregoi çfarë dëshiron,” tha Emery pas ndeshjes.

“Nëse është i disponueshëm, si në dy javët e fundit, ne do të luajmë në shumë ndeshje dhe nganjëherë na duhet në formacionin startues dhe nganjëherë në bankë rezervë, sepse ne kemi gjithashtu shumë lojtarë që mund të na ndihmojnë.

“Energjia e tij si sot është e mirë dhe kualiteti, kapaciteti dhe kombinimi me disa lojtarë është i mirë, mendoj se na duhet secili lojtar dhe sot aktivizimi i Mesutit ishte i rëndësishëm dhe pozitiv.” /Insporti.com/

Arsenal v Stoke City - Premier League

-->