Emilio Butragueno deklarohet për ndeshjen Bayern – Real

Futboll 13 Prill 2018 13:53

Shorti për gjysmëfinalet e Ligës së kampionëve, vuri përball dy gjigantët e futbollit evropian, Bayern Munchen dhe Real Madrid, të cilat në mes vete kanë një numër të madh titujsh në këtë garë.

Ish-futbollisti madrilenë dhe tani drejtor i marrëdhënieve me publikun, Emilio Butragueno,  u deklarua lidhur me përballjen Bayern – Real.

“Është e vështirë të arrijmë në këtë fazë të garës dhe ky është viti i tetë me radhë që e kemi bërë këtë gjë, por më e vështirë akoma është kur arrin deri këtu dhe pastaj hapi i fundit  deri tek triumfi është gjithmonë më i vështiri”, tha Butragueno.

“Bayern Munchen është një ekip i shkëlqyeshëm dhe ne duhet të jemi në formën tonë më lartë në të dyja ndeshjet, nëse e dëshirojmë fitoren”.

“E nevojshme për ne është që të marrim një rezultat të mirë në “Allianz Arena”, në mënyrë të dalim si fitues pastaj në shtëpi, mirëpo në këtë fazë asgjë nuk është e lehtë dhe është e pamundur të avancohet tutje, pa dhënë gjithçka që kanë lojtarët në fushë”.

“Dëshirojmë të jemi në finale, por rrugëtimi edhe deri këtu nuk ka qenë i lehtë këtë sezon për ne, pasi u ndeshëm me ekipe si PSG, Juventus dhe tani kemi edhe sfidën e radhës me një skuadër si Bayern Munchen”, përfundoi deklaratën e tij spanjolli Emilio Butragueno. /Insporti.com

-->