Emini flet për Insportin: Jam pozitiv, por po shpresoj që është bërë gabim

Izair Emini është futbollisti i FC Dritës që është infektuar me koronavirus. Emini sot ka bërë testi në spitalin “Sistina” në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup. Sulmuesi rezultoi pozitiv edhe pse nuk ka pasur ndonjë shenjë të virusit deri më tani.
Emini për Insportin ka deklaruar se gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe se nesër do të testohet përsëri. “Jam mirë me shëndet, po shpresoj që është bërë ndonjë gabim, do të bëj testin përsëri nesër. Nuk kam pasur ndonjë shenjë të virusit deri më tani. Duhet të qëndroj i vet-izoluar në bazë të rekomandimeve për 14 ditë”.
Izair Emini dhe mesfushori Erjon Vucaj nuk kanë udhëtuar për në Kosovë, pra kanë mbetur në Maqedoni të Veriut.
Federata e Futbollit së Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë dje kanë konfirmuar se futbollistët nuk do të testohen, por në një fazë të më vonëshme.
Njëjtë po veprohet edhe në Shqipëri, pasi nuk do t’i testojnë futbollistët por vetëm matjen e temperatures, një shembull i pa zakontë.Vlen të theksojmë se presidenti i Prishtinës, Remzi Ejupi ka deklaruar publikisht se ka siguruar 11 mijë teste, ndërsa 1 mijë teste tashmë kanë arritur në Kosovë.
Drita është në pozitën e dytë me 43 pikë, një pikë më pak se sa lideri i Superligës, Ballkani që ka 44 pikë. /Insporti.com/