Emini i kthehet stëvitjeve pasi mposhti koronavirusin

Futboll 07 Qershor 2020 14:35

Izair Emini i është rikthyer stërvitjeve te skuadra e Dritës në Gjilan.

Një javë më parë, anësori kishte dalë pozitiv me Covid-19.

Por, me ri testimet e reje të bëra në shtetin e Maqedonisë Veriore, Emini në dy raste pasuese kishte dalë negativ.

Në llogarinë e tij në Facebook, futbollisti tetovar ka shkruar se tashmë ka mposhtur këtë pandemi.

“Izair Emini vs Covid19, 3:0 (1). Shumë i lumtur për rikthimin në fushë përsëri”, ka shkruar Emini.

-->