Emir Sahiti vazhdon të shkëlqejë, shënon gjashtë minuta pas inkuadrimit në fitoren kundër Dinamo Zagrebit

Kombëtarja 05 Dhjetor 2021 19:58

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Emir Sahiti vazhdon me paraqitjet e shkëlqyera te Hajduk Split.

Kosovari ka arritur të shënoi edhe në fitoren ndaj Dinamo Zagrebit, ku Hajduk Split triumfoi si mysafir me rezultat 0 – 2.

Sahiti u inkuadrua në lojë në minutën e 88-të, derisa vetëm gjashtë minuta më vonë realizoi gol të bukur.

Livaja mori një top të mirë në zonën e 16-metërshit dhe priti afrimin e kosovarit, i cili pas shërbimit e dërgoi topin në rrjetë në mënyrë fenomenale në distanca prej 13 metrave.

Ndërkohë, Sahiti ende nuk përfaqëson asnjë Kombëtare, pra ka të drejtë të luajë për Kosovën, në rast që iu mundësohet nga FFK.

-->