Emocionuese, Aro Muric shqiptari i parë që fiton këtë trofe

Portieri i përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muric, ka fituar trofeun e parë në karrierë me Manchester City.
Manchester City është fitues i “Carabao Cup” për këtë sezon, pasi në finale mposhti Chelsea.
Ndeshja për 120 minuta nuk kishte fitues, dhe është dashur ekzekutimi i penalltive që të vendoset fituesi i kësaj finale. Futbollistët e kampionit anglez u treguan më të mirë se sa të Chelsea në ekzekutimin e penalltive, duke fituar 4:3.
Talenti shqiptar, Aro Muric, ishte pritur që këtë ndeshje të nis nga fillimi por trajneri spanjoll, Pep Guardiola i besoi portierit brazilian, Ederson Moares, i cili është numri një i “Qytetarëve”.
Insporti ka kontaktuar me të së fundmi dhe ka marrë një prononcim ekskluziv.
“Ishte një vendim i vështirë ta lija Muriqin jashtë, duke marrë parasysh çfarë ndodhi në Leicester në penallti [ku Muriqi ishte hero], por mendoja se Chelsea do të luante me presion të lartë dhe do të na nevojitej portieri më shumë. Edi është i mrekullueshëm për këtë”, tha Guardiola.
Muric ishte një nga lojtarët më meritor që City arriti këtë sukses, pasi në çerekfinale ishte heroi i skuadrës, duke pritur dy penallti ndaj Leicester City.
20-vjeçari për Manchester City debutoi në raundin e tretë të këtij kompeticioni ndaj Oxford City dhe ishte prezent në formacionin startues të City deri në finale.
Tashmë, Muric është shqiptari i parë që fiton këtë trofe, duke e bërë edhe më të veçant këtë sezon.
Kujtojmë se Muric debutoi për Kosovën në fitoren 4:0 ndaj Ajzerbejxhanit në kuadër të Ligës së Kombeve. /Insporti.com