Enis Zabërgja transferohet te KEK-u

Futboll 14 Janar 2020 16:12

Sulmuesi veteran Enis Zabërgja është transferuar në KF KEK-u, shkruan Insporti.com.

Zabërxha sot është prezantuar te klubi nga qyteti i Obiliqit, i cili bën gara në rangun e dytë të elitës tonë.

Ai është prezantuar në ambienetet e klubit.

Ish sulmuesi i KF Vushtrrisë dhe shumë klubeve kosovare në pjesën e parë të sezonit ishte pjesë e KF Llapit.

Më poshtë statusi i plotë i KF KEK-u:

FC KEK-u ka transferuar super-Enis Zabërgjën nga Llapi. Ne si klub i dëshirojmë suksese”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Ndryshe, Zabërgja te Llapi kaloi në verën e kaluar, ku shënoi dy gola dhe dhuroi një asistim.

Më parë, ai ka luajtur te skuadrat si Hysi, Hajvalia, Trepça dhe Drenica.

 

Fc KEK-u ka transferuar super Enis Zabergja nga Fc Llapi Ne si klub i deshirojm suksese.

Gepostet von FC KEK-u am Dienstag, 14. Januar 2020

-->