Enrique: Kosova ka më pak pikë se meriton, skuadër që ta komplikon jetën

Uncategorized 07 Shtator 2021 18:45

Përzgjedhësi i Spanjës, Luis Enrique ka vazhduar me lëvdatat për Kosovën para takimit të nesërme.

Enrique e sheh këtë ndeshje shumë të vështirë, derisa mendon se “Dardanët” duhet të kishin më shumë pikë.

“Nesër do jetë një ndër ndeshjet më të vështira të grupit. Do ta shihni”.

“Kur një skuadër nuk luan vetëm mbrapa, ata janë të guximshëm. Kanë shumë pikë me pak se sa meritojnë. Është skuadër që ta komplikon jetën”, deklaroi ai në konferencë për shtyp.

-->