Ensar Zejnullahu i siguron Kosovës medaljen e argjendtë në Kupën e Botës

Sporte të tjera 17 Shtator 2021 17:00

Kosova ka fituar medaljen e parë në Kupën Botërore dhe Ligën e të Rinjve që po mbahet në Stamboll të Turqisë.

Karateisti, Ensar Zejnullahu, ka fituar medaljen e argjendtë në konkurrencën e kadetëve U14, mbi 55 kilogramë.

Zejnullahu raundin e parë e kaloi pa kundërshtar, pastaj mposhti një garues nga Turqia dhe dy nga Ukraina, teksa në finale u mposht nga një tjetër garues ukrainas, ka njoftuar Federata e Karatesë e Kosovës.

Ensar Zejnullahu në finale humbi me rezultat 1-0.


May be an image of 2 people and text that says '16:45 P KARATE1 YOUTH LEAGUE ISTANBUL 2021, TURKEY SET LIVE ACTIVITY BLOG WKF Home SET IVE ACTIVITY LOG SPORTDATA GMBH LAST SITE UPDATE 15:44:53. TATAMI 5 U14 KUMIT MALE 55 KG 1 LEADER KARATE CLUB KIRIA HELA UKRAINE ZEJNULLAHUE. KOSOVO KARATE FEDERATION 0 KOSOVO MATCH WINNER: KIRIA HELA LEADER KARATE CLUB UKRAINE ACTIVITY LOGS Facebook® OPEN'

-->