Episodi i errët e jetës së Kobe Bryant

Basketboll 27 Janar 2020 10:24

Vdekja e Kobe Bryant ka tronditur gjithë botën. Legjenda e basketbollit bortëror ndërroi jetë së bashku me vajzën e tij. Bryant me vajzën e tij Gianna, ishin në helikopterin që u rrëzua sot, shkruan Insporti.com.

Bryant ndërroi jetë në moshën 41 vjeçare, ndërsa vajza e tij ishte vetëm 13 vjeçare.

Lajmi për vdekjen e tij ka ngjalluar reagime nga e gjithë bota, duke shprehur dhimbjen e tyre për humbjen e një ndër basketbollistëve më të mirë në histori të botës. “Mamba” ishte nofka e tij dhe gjithë karrierën e tij ia kushtoi LA Lakers, plotë 20 vite karrierë.

Megjithatë, edhe Bryant ka një episodë të errët në jetën e tij.

Legjenda e NBA në korrik të vitit 2003 ishte në ballinat e gazetave kur ishte arrestuar për akuzat për ngacmim seksual në Kolorado.

Legjenda e NBA në korrik të vitit 2003 ishte në ballinat e gazetave kur ishte arrestuar për akuzat për ngacmim seksual në Kolorado.

Ajo kishte deklaruar se pasi që ia kishte treguar hotelin, ka shkuar në dhomën e tij dhe e ka puthur atë, por ai kishte filluar të përdorë forcën ndaj saj. “Sa herë që unë thoja “jo”, ai shtrëngonte dorën rreth meje”, i tha ajo policisë, sipas dokumenteve gjyqësore të marra nga The Daily Beast.

Më pas, ajo u tha policëve që Bryant e paralajmëroi atë, “Kjo është tamam mes të dyve, të dyve ne, askush nuk do të dijë për këtë, nuk do t’i thuash askujt”.

Bryant, i cili ishte martuar me gruan aktuale në atë kohë, pohoi se të dy ishin pajtuar për të kryer marrëdhënie seksuale.“Unë nuk e detyrova atë të bëjë asgjë kundër vullnetit të saj. Unë jam i pafajshëm”, tha ai në një konferencë shtypi pasi u akuzua – me gruan Vanessa që qëndronte pranë tij. Unë ulem këtu para jush i tërbuar nga vetja, i neveritur ndaj vetvetes sepse bëra një gabim kurorëshkeljeje”.

 

Autoritetet thanë që vajza u ekzaminua në spital një ditë pas takimit dhe kishte dëmtime “jo në përputhje me seksin konsensual”.

Ajo gjithashtu kishte një fryrje të vogël në nofullën e saj dhe gjaku i saj u gjet në bluzën e Bryant veshur natën e incidentit, thanë policët.

Në një intervistë me policët, Bryant dyshohet se pranoi që ia zuri frymën vajzës, por nënkuptoi se ishte një ngërç seksual.

Prokurorët hodhën poshtë akuzat – të cilat mund të kishin dërguar Bryant në burg për të përjetshëm – në 2004 pasi dëshmitari vendosi të mos dëshmonte.

Në vitin 2005 kjo çështje kishte përfunduar në gjykatë për një shumë të madhe parash.

Ky rast kishte bërë që Bryant të humbiste kontratat e majme me Coca-Cola dhe Nike, megjithatë jo edhe për shumë kohë.

Në vitin 2005, ai kthehet si figurë kryesore e Nike. /Insporti.com/

-->