Era Istrefi dhe Presidenti i Shqipërisë, festojnë bashkë kualifikimin e Zvicrës (Foto)

Futboll 28 Qershor 2018 09:30

Triumfi I Zvicrës dhe logjikisht edhe i shqiptarëve të kësaj kombëtareje në Kupën e Botës, me kalimin në 1/8-ën e finales në Kupën e Botës “Rusia 2018”, është festuar edhe nga shumë shqiptarë, si në Kosovë e Shqipëri, e po ashtu edhe gjithandej ku jetojnë shqiptarët nëpër vende të ndryshme të botës.

Kështu ndodhi edhe në ambientin e Pallatit të Brigadave në Tiranë, ku Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e kishte organizuar një mbrëmje me atmosferë botërori me të ftuar kryesisht nga bota e muzikës, kulturës dhe sportit.

E ftuara speciale, ishte këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Era Istrefi, e cila është në një mënyrë protagoniste në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, pasi është pjesë e këngës zyrtare të këtij Botërori.

Në fund presidenti Meta, Era Istrefi, dhe motra e saj Nora Istrefi, Ismail Keta, Kastriot Tusha e shumë tjerë, festuan kualifikimin e shqiptarëve të Zvicrës, aq më tepër që protagonist për këtë kalim në 1/8-ën e finales, janë futbollistët shqiptarë. /Insporti.com

 

-->