Erdogan hakmerret ndaj ish-futbollistit Hakan, i arreston babanë

Futboll 20 Janar 2021 09:15

Babai i legjendës turke të futbollit Hakan Sukur është dënuar me 3 vite e 6 muaj burg. Vendimi u dha sot nga gjykata e Sakaryas, disa vite pasi i biri i tij, u largua nga partia e Presidentit Erdogan ku ishte deputet duke u larguar për në SHBA pas fillimit të përndjekjes së ndjekësve të mendimtarit turk Fethullar Gylen.

Sukur ishte një ndër figurat e rëndësishme që Erdogan i kishte kërkuar të kandidonte për partinë e tij. Pasi e refuzoi disa herë kërkesën e Erdoganit duke thënë se ishte futbollist dhe jo politikan, Sukur pranoi të kandidonte në Stamboll duke fituar vota maksimale.

Sukur u largua nga partia e Erdoganit pasi kundërshtoi përndjekjen e ndjekësve të Gylenit nga qeveria e Erdoganit. Pasi Sukur u largua për në SHBA, policia turke arrestoi babanë e tij me akuzën e mbështetjes së gylenistëve duke i dhënë së fundmi një dënim prej 3.5 vite burg.

Arrestimi i tij u konsiderua gjerësisht si një hakmarrje ndaj të birit Hakan Sukur. Një fat të ngjashëm kanë pasur edhe prindërit e yllit të NBA-së, Enes Kanter, i cili gjithashtu jeton në SHBA dhe kundërshton qeverinë e Erdoganit.

-->