Ergon Hyseni prezantohet te klubi i Superligës

Futboll 12 Gusht 2020 22:00

Pas largimit nga Ferizaj, Ergon Hyseni është bërë shumë shpejtë me skuadër të re.

Ai është prezantuar te Arbëria e Dobrajës, përcjellë Gazeta Olle.

“KF Arbëria ka arritur marrëveshjen e radhës me lojtarin Ergon Hyseni.

Hyseni ka zgjedhur ndresen e kuqe dhe pritet të shfaqë më të miren e tij në fushen e lojes për skuadren tonë.

Një lojtar i nivelit profesional me rolin e tij defanziv vjen nga skuadra Ferizaji. Hyseni përfaqësonte skuadra si; Vitia dhe Gjilani!

Kryesia KF Arbëria ka mirëpritur transferimin e Hysenit! Ata bashkë sinjalizuan në arritjen e objektivit të klubit”, njofton klubi. 

-->