Eric Garcia del nga spitali pas lëndimit horror

Futboll 18 Qershor 2020 22:10

Një lajm fantastik vjen nga Manchesteri: Talenti i Manchester Cityt, Eric Garcia, ka lënë spitalin pas disa orësh nën kujdesin e mjekëve, pasi pësoi një dëmtim horror në takimin kundër Arsenalit.

10 minuta para fundit të takimit, Garcia u shemb në tokë nga portieri i tij, Ederson. Qendërmbrojtësi 19 vjeçar bëri një ndeshje të madhe përballë “Topçinjve”, por ai dëmtim i shqetësoi të gjithë.

Por lajmi i mirë më në fund ka mbërritur dhe Garcia është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Edhe portieri Ederson ka postuar një foto së bashku me Garcian në spital, duke shkruar: “Mirë dhe i rikthyer!”

View image on Twitter

-->