Eric Garcia jep lajmin e madh për fansat e Barcelonës

Futboll 29 Maj 2021 12:16

Nga Barcelona në Manchester, nga Manchester në Barcelonë. Udhëtim vajtje-ardhje, si Gerard Piqué.

Eric Garcia kthehet në shtëpi, te Barça. Nuk është ende zyrtare, por e konfirmon vetë futbollisti në orët e përgatitjes për finalen e Ligës së Kampionëve: “Kam menduar për të ardhmen time, për atë që mendoj se është gjëja më e mirë për mua tani. Është një vendim i guximshëm, por jam shumë i bindur për këtë hap që do të marrë”.

Te Barcelona, Eric Garcia, i cili tashmë ka luajtur në ekipet e të rinjve blaugrana dhe do të kthehet në Kataloni si transferim me parametra zero.

“Kjo nuk më intereson, sepse mendoj se jemi dy lojtarë të ndryshëm. Në Manchester, Gerard ka fituar gjithçka. Ai është një nga mbrojtësit më të mirë qëndrorë në botë, më shumë se i njohur. Unë jam 20 vjeç dhe jam duke filluar karrierën time, praktikisht.

Krahasimi i vetëm i mundshëm është ky: të dy kemi ardhur nga akademia e Barcelonës dhe kemi jetuar në Manchester”, – përgjigjet Garcia.

-->