Eriksen e komenton momentin kur u përqafua nga fansi në fushë

Kombëtarja 22 Mars 2019 10:43

Ylli i Kombëtares së Danimarkës, Christian Eriksen përjetoi një moment të veçantë gjatë ndeshjes kundër Kosovës, në “Fadil Vokrri”.

Në miqësoren e së enjtes mbrëma, e cila përfundoi me rezultat 2-2, ylli i Tottenhamit u përqafua nga një fans i cili e kishte kaluar rethojën dhe ishte futur në fushë, transmeton Insporti.

Në një intervistë për mediet daneze pas ndeshjes, Eriksen e komentoi incidentin duke thënë:

“Papritur ndjeva se dikush po më mbante. U surprizova shumë. Në fillim mendova mos ishte ndonjë kundërshtar, më pas thashë me vete çfarë dreqin po ndodh. U ktheva dhe pashë që ishte një tifoz që po thoshte disa gjëra.

“Kur po largohej më kërkoi bluzën, por atë ia dhashë disa ushtarëve danezë që kishin ardhur për të na parë. S’më kishte ndodhur ndonjëherë. Ishte diçka e bukur ta provoja, por shpresoj që të mos më ndodh sërish”. /Insporti.com/

-->