Eriksen flet pas gabimit që mund t’i kushtonte me eliminim Tottenhamit

Futboll 17 Prill 2019 23:16

Tottenham Hotspurs është kualifikuar për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke elliminuar Manchester  City me rezultat të përgjithshëm 4:4, falë golave si mysafir.

Rezultati i ndeshjes së sotme e zhvilluar në “Etihad Stadium” ishte 4:3 në të mirë të Manchester City, por golat si mysafir e kualifikuan për në gjysmëfinale skuadrën londineze.

 

Futbollisti danez, Christian Eriksen, është me fat që goli i Raheem Sterling u anulua për shkak të pozitës jashtë loje, pas rishikimi të sistemit VAR.

Eriksen bëri një pasim prapa që mund të ishte fatal për skuadrën e tij.

“Jam njeri më me fat në planet pas golit të anuluar. E gjithë ndeshja ishte e jashtëzakonshme, gola, gola gola dhe dramë gjithandej. Ishte një ndeshje e bukur”, deklaroi Eriksen, transmeton Insporti.com.

“Gjelat” në gjysmëfinale do të takohen me Ajax. /Insporti.com/

-->