Eriksen kërkon shtëpi në Madrid

Futboll 29 Qershor 2019 17:49

Mesfushori i Tottenhamit, Christian Eriksen është duke u bërë gati për t’u transferuar në Real Madrid.

Mediat angleze thonë se familje e Eriksenit po kërkon shtëpi në Madrid.

Danezi po shihet si zëvendësim nëse dështon transferimi i Paul Pogbas nga United,

Reali janë të gatshëm të japin një vlerë prej 100 milionë euro për danezin.

Përpara përfundimit te sezonit, Eriksen kishte thënë:

“Kam respektin më të madh për këtë klub, por unë dua të provojë diçka të re, shpresoj që gjerat të bëhen të qarta gjatë verës. E gjithë kjo varet nga Daniel Levy, Real Madrid?, do të ishte një hap i rëndësishëm por “Los Blancos”, duhet të thërrasin Tottenhamin dhe të i tregojnë që e dëshirojnë Eriksenin, mirëpo sa di unë këtë gjë akoma nuk e kanë bërë”, përfundoi ai.