Eriksen nuk ishte i motivuar në Tottenham

Futboll 01 Shkurt 2020 11:07

Jose Mourinho thotë se Christian Eriksen ia bëri të ditur shumë shpejt se nuk do të nënshkruante një marrëveshje të re me Tottenham, pasi portugezi trashëgoi stolin e skuadrës angleze nga Mauricio Pochettino.

Mesfushori danez përmbylli transferimin prej 17 milionë euro tek Interi, këtë javë, duke i dhënë fund eksperiencës së tij 7-vjeçare në veri të Londrës.

“Për një kohë të gjatë, ne e dinim, – tha Mourinho. – Nuk kemi treguar për shkak të një marrëveshjeje morale me të, por që nga dita e parë, që mbërrita këtu, ai më tha se nuk do të rinovonte. Për mua, të përpiqesha të mbaja akoma një lojtar të pamotivuar, ishte e kotë. Gjithsesi, Eriksen ishte një lojtar me sens të mirë profesionalizmi dhe respekti për klubin, dha atë që mundej këtu. Edhe presidenti Levy, nga ana e biznesit, arriti të bëjë një punë të madhe me gjashtë muaj në kontratën e tij. U përpoqa ta bindja Toby Alderweireld për të nënshkruar një kontratë të re, ai më tha se kishte disa dyshime. Christian ma bëri të qartë vendimin e marrë dhe në asnjë moment nuk u përpoqa ta bindja. Që nga ai moment mendova si ta ndërtoja ekipin pa të. Kjo ishte arsyeja pse nuk e aktivizova shumë herë”.

-->