Eriksen – Real Madrid, zhvillim i papritur

Futboll 16 Korrik 2019 09:17

Futbollisti danez, Christian Eriksen, mund të mbetet edhe për një edicion pjesë e Tottenhamit, kanë raportuar të hënën mediume të ndryshme.

Pas përfundimit të edicionit, Eriksen njoftoi ekipin anglez se dëshiron të largohet për një sfidë të re.

Real Madridi ka qenë i interesuar ta transferojë në radhët e veta danezin, por janë tërhequr për shkak të çmimit të kërkuar nga Tottenhami prej 70 milionë eurosh e po ashtu edhe pas ardhjes së Eden Hazardit dhe Luka Jovicit.

Mesfushori i kombëtares së Danimarkës, me ekipin nga Londra ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm.