Erikseni me shokë ia bëjnë sefte stadiumit “Fadil Vokrri”

Kombëtarja 20 Mars 2019 18:07

Kombëtarja e Danimarkës është duke zhvilluar stërvitjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri”, para ndeshjes  miqësore me Kosovës, raporton Insporti.com.

Selektori i danezëve, Age Hareide, pak minuta më parë mbajti konferencën për media, në të cilën foli për Përfaqësuesen e Kosovës.

Ai deklaroi se Kosova në përbërjen e saj ka disa futbollistë shumë të mirë që luajnë në Francë dhe Gjermani dhe se bëjnë tranzicionin e lojës shumë mirë.

Tashmë, Kombëtarja e Danimarkës ka zbarkuar në stadiumin “Fadil Vokrri” për të zhvilluar stërvitjen e parë në Kosovë.

Insporti ju sjell pamje nga seanca stërvitore e Danimarkës, në të cilën është duke marr pjesë dhe futbollisti i njohur, Christian Eriksen.

Danimarka dhe Kosova nesër do të takohen me fillim të orës 19:00. /Insporti.com/

 

LIVE: Sërtvitja e Danimarkës para ndeshjes me Kosoven

LIVE: Sërtvitja e Danimarkës para ndeshjes me Kosoven

Gepostet von Insporti am Mittwoch, 20. März 2019

-->