Erikseni refuzon ofertën e Manchester Unitedit

Futboll 08 Gusht 2019 11:38

Christian Eriksen raportohet se e ka refuzuar një kalim te Manchester Unitedi.

Mesfushori i Tottenhamit, Christian Eriksen ka refuzuar mundësinë e transferimit në Manchester United.

Danezi që një kohë të gjatë është i kërkuar nga “Djajtë e Kuq”, mirëpo nuk ka shprehur interesim për të luajtur në ndonjë klub tjetër anglez.

Eriksen, të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit, po kërkon një transferim në Spanjë, ku dy klubet madrilene, Atletico e Real Madrid janë të interesuara.

-->