Eriksen pranon ofertën e Interit, fillojnë bisedimet me Tottenham

Futboll 14 Janar 2020 23:26

Christian Eriksen ka pranuar ofertën e Interit dhe do t’i bashkohet gjatë këtij muaji, shkruan Insporti.com.

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano ka shkruar në Tëitter se mesfushori danez ka pranuar ofertën e klubit italian dhe se kanë filluar bisedimet me Tottenhamin për shumën e 20 milionë eurove.

Sipas tij, Interi ka filluar bisedimet me Tottenham duke i ofruar dhjetë milionë euro, por klubi anglez dëshiron 20 milionë.

 

Eriksen i cili ka refuzuar vazhdimisht rinovimin e kontratës me klubin anglez, këtë edicion nuk ka qenë në formën e tij më të mirë.

Mesfushori danez 27 vjeçar këtë sezon në Premier Ligë ka zhvilluar 18 ndeshje, duke shënuar dy gola dhe dhuruar dy asistime. /Inpsorti.com/

-->