Erjon Kastrati te Prishtina?

Superliga 17 Korrik 2019 20:05

Z Mobile Prishtina mund të bëjë një goditje të mëdha në afatin kalimtar të verës. Ylli kosovar i basketbollit Erjon Kastrati së fundi nuk ka pasur një sezon për mbamendje te skuadra sllovene, Olimpija.

Së pari Kastrati ishte i lënduar për një periudhë kohore, e më pas trajneri i skuadrës sllovene nuk i dha hapësirë në ekipe, shkruan asistionline.com.

Kastrati i ftuar në emisionin Asist, dhe në pyetjen rreth të ardhmes së tij, fillimisht tha se ka kontratë me Olimpinë edhe për një vit por konfirmoi që është në bisedime me zyrtarët e Z Mobile Prishtinës.

-->