Erjona Sulejmani shkruan për këmbët e Lukakut (FOTO)

Futboll 21 Gusht 2019 16:48

Erjona Sulejmani është një bukuroshe shqiptare, që jeton në Itali. Madje, atje është bërë e njohur, kryesisht për faktin se ka qenë partnerja e Blerim Xhemailit, por edhe për disa deklarata mbi “(pa)fuqinë seksuale” të futbollistëve në krevat.

Natyrisht, për të qenë pjesë e medieve të vendit përtej Adriatikut mjaftojnë edhe hiret e saj, linjat fizike, që nuk ngurron t’i fiksojë përmes fotove të shumta, që i shpërndan në rrjetet sociale.

Pikërisht përmes kësaj rruge, Sulejmani ka zbuluar se është një tifoze e Interit. Ajo ka komentuar në një foto të Romelu Lukakut, të hedhur nga klubi zikaltër në faqen zyrtare në Instagram. Ajo ka mbetur e befasuar nga muskujt e Romelu Lukakut, aq sa këtë e ka shprehur me fjalë: “Çfarë këmbësh ka ai! Këtë vit, Interi ynë duhet ta tregojë veten!”