Erjoni po rikthehet, por Olimpija eliminohet

Kombëtarja 31 Janar 2018 23:51

Petrol Olimpija ka pësuar humbje nga AEK-u në Lubjanë ndeshjen e vet të 13-të në Ligën e Kampionëve dhe tashmë ka humbur të gjitha gjasat që të kalojë fazën e grupeve të kësaj gare.

Pas 13 ndeshjeve, ekipi slloven ka katër fitore dhe nëntë humbje dhe në tri ndeshjet e mbetura nuk mund të siguroje plasman ndër katër ekipet e para të grupit C.

Sidoqoftë, lajm i mirë për kombëtaren e Kosovës në basketboll dhe adhuruesit e basketbollit, është kthimi i ngadaltë në formë i Erjon Kastratit, pas një lëndimit të rëndë të nyjës së këmbës.

Kastrati në ndeshjen e fundit luajti 22 minuta dhen shënoi 7 pikë pati 2 topa të rrëmbyer, por njëkohësisht shkaktoi 3 gabime personale dhe gjuajti 3/6 nga gjuajtjet e lira.

Përndryshe AEK-u në kryeqytetin slloven takim fitoi me rezultat 80:71. Petrol Olimpija nuk ka shkëlqyer sivjet as në ligën ABA dhe i mbetet që të luftojë për trofetë në garat kombëtare të Slloveni.

-->