Eroll Salihu jep lajmin e madh për Milot Rashicën e lënduar

Kombëtarja 18 Gusht 2019 23:05

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka treguar për më të rejat rreth Milot Rashicës, që mund t’i mungojë Kosovës në ndeshjet e shtatorit.

Kombëtarja e Kosovës i zhvillon dy ndeshjet e saj të radhës më datat 7 dhe 10 shtator, ndaj Republikës Çeke, respektivisht Anglisë, shkruan Insporti

Rashica pësoi lëndim në ndeshjen të cilën Werder Bremeni e luajti këtë fundjavë, me Fortuna Dusseldorfin në Bundesligë.

Sekretari i FFK-së, Eroll Salihu në emisionin ‘2 me 1’, tregoi se FFK ka kontaktuar me Rashicën dhe konfirmoi se bëhet fjalë për lëndim.

“Me Milotin sot kemi pasur kontakte dhe ka një lëndim”, pohoi Salihu për 2 me 1.

“Por presim që të jetë i gatshëm, ai është shumë i fortë nga natyra. Presim që ai të jetë pjesë e ekipit megjithatë”, shtoi Salihu.

Sot klubi i Werder Bremenit doli me komunikatë ku sqaroi se Rashica ka pësuar lëndim në kofshë, derisa diagnoza e saktë do të dihet brenda ditëve të ardhshme. /Insporti.com/