“Është burrë dhe nuk gënjen”, partnerja në mbrojtje të sportistit të njohur (FOTO)

Moto GP 29 Janar 2020 20:51

Prej disa ditësh Andre Ianone ka përfunduar në të gjitha mediat. Piloti i garave me motorë akuzohet se ka përdorur substanca të ndaluara për të përmirësuar parametrat e tij fizikë.

Përveç avokatit të sportistit, në mbrojtje i ka dalë edhe partnerja Giulia De Lellis. Bukuroshja është e bindur në pafajësinë e Ianones teksa në një emision ka deklaruar:

“Është një moment i veçantë i karrierës së Andreas dhe nuk mund të bëj më tepër se t’i qëndroj pranë. E njoh si sportist, por edhe si burrë, ndaj i besoj. Edhe ai vetë është i vendosur dhe së shpejti pafajësia do të vërtetohet”.

-->