A është ky shoferi më i “çmendur” në Kosovë?!

FASK 07 Shkurt 2018 16:38

Blerand Hasanaj, nga e hëna në të premte është i njohur si oficer shumë i respektuar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Mirëpo, në fundjavë, sidomos kur është sezoni i garave të automobilizmit në Kosovë, Hasanaj është me siguri vozitësi më i shpejtë dhe rrezikuesi më i madh në shtigje.

Tashmë, tri herë kampion i Kosovës, 33 vjeçari nga Prishtina, sivjet po përgatitet për t’ia mësyrë titullit të katërt dhe eventualisht, nëse gjen sponsorë, të kërkojë edhe pjesëmarrje në garat evropiane të FIA CEZ.

Sezoni i garave në Federatën e Autosportit të Kosovës do të fillojë në prill, kurse në këtë artikull mund të ndiqni një prej videove më të çmendura të Hasanajt, gjegjësisht on boardin nga gara e zhvilluar vitin e kaluar në Kullë, të vetmin shteg të autosportit në Kosovë, që plotëson kriteret për gara ndërkombëtare në shtigje malore.

-->