Është lajmëruar si 16 vjeçare, nga fotoja nuk po i beson askush

Atletikë 12 Korrik 2018 16:48

Kampionati Botëror i atletikës në grup moshën U20, që po zhvillohet në Tampere ka kaluar po thuajse pa u vërejtur nga gazetarët e sportit dhe mediat ndërkombëtare. Në kohën kur po luhet botërori i futbollit, Wimbledoni dhe ngjarje tjera, disi për atletikën e grup moshave të reja nuk ka shumë interes.

Mirëpo, kjo ka ndryshuar derisa u publikua lajmi në medaljen e brontë në 5,000m e ka fituar atletja nga Etiopia Girmaëit Gebrzihair.

Sipas shënimeve të federatës së Etiopisë kjo atletja ka lindur në nëntor të vitit 2001 dhe si 16 vjeçare po garon n grup moshën U20. Duke fituar medalje të bronztë ajo u konfirmua si shpresë e madhe për Etiopinë dhe yll i ardhshëm i vrapimit në distanca të gjata.

Por, kur u publikuan fotot e saj, plasën edhe shakatë në internet meqë në foto ajo duket shumë më e vjetër sesa 16 vjeçare dhe njerëzit po e kanë shumë të vështirë të besojnë se mosha e saj në dokumenta, është ajo realja.

-->