Është pranë Real Madrid, murali i Mbappes shkatërrohet, mesazhi: Je i vdekur

Futboll 11 Janar 2022 23:30

 E ardhmja e Kylian Mbappe-së mbetet një temë e nxehtë te PSG. Sulmuesit francez i përfundon kontrata këtë vit dhe Real Madrid është gati të transferojë lojtarin në Spanjë.

Megjithatë disa tifozë e kanë kaluar kufirin duke vendosur një kërcënim në muralesin e lojtarit në Bondy, në periferinë e Parisit ku ai u rrit.

“Mbappe, ti ke vdekur”, ishte mesazhi i shkruar në veprën e artit, sipas Le Parisien. Muralesi u krijua në partneritet me Nike kur Mbappe mbushi 21 vjeç, por tani është dëmtuar pjesërisht nga ky veprim.

-->