“Është seksist”- gazetarja angleze akuzon Jose Mourinhon

Futboll 21 Korrik 2021 16:46

Polemikë e re mbi Jose Mourinhon, pasi portugezi akuzohet si seksist nga një gazetare angleze. Historia i referohet periudhës së tij të fundit sa ishte trajner i Tottenham.

Tekniku portugez tashmë është akuzuar publikisht nga gazetarja Beth Fischer. Sipas asaj që u raportua nga personi në fjalë, trajneri aktual i Romës do të kishte shfaqur një qëndrim të qartë seksist ndaj saj.

Sipas gazetares së njohur angleze, “Special One” nuk dëshironte në asnjë mënyrë që ekipi i femrave të stërvitej afër ekipit të tij.

“Ai donte që ata të stërviteshin në një fushë sa më të largët, nuk donte t’i dëgjonte ato”, sigurojnë burimet e Beth Fischer.

“Special One” ishte trajner i skuadrës londineze prej vitin 2019 deri 2021.

-->