A është selektori i ri burim i milionave për FFK-në?!

Futboll 26 Shkurt 2018 14:50

Federata e Futbollit e Kosovës, si pjesë e programit hat trick të UEFA-s pritet që në periudhën që deri në vitin 2020, vetëm nga ky program të përfitojë edhe mbi  5milionë Euro.

Mirëpo, paratë e mëdha UEFA i rezervon për federatat që marrin pjesë në kampionat evropian dhe për ekipet që marrin pjesë ne Euro 2020, UEFA ka bërë publike të dhënat e fondit të shpërblimeve që janë astronomike.

Pikërisht këtu Kosova shpreson që me selektorin e ri dhe me start të suksesshëm në Ligën e Kombeve mund të mbërrijë shifra milionëshe nga përfitimet.

Fondi i shpërblimeve për Ligën e Kombeve nuk është publik, por Insporti transmeton vendimin e UEFA-s se ekipet që mbërrijnë në Euro 2020 dihet se od të fitojnë nga 9,25 milionë Euro për pjesëmarrje.

Më pas, në fazë ne grupeve ekipet për çdo fitore shpërblehen me nga 1,5 milion Euro për fitore dhe 750 mijë Euro për barazim.

Nëse dalin nga faza e grupeve, pra shkojnë në të tetën e finales, secili ekip kombëtar fiton nga 2 milionë Euro shtesë, nga 3,25 milionë Euro shtesë u takojnë çerekfinalistëve, katër gjysmëfinalistët përfitojnë nga 5 milionë Euro shtesë, kurse për finale është ruajtur “jack poti”.

Ekipi që fiton në finalen e Wembleyt në Euro 2020 do të marrë edhe 10 milionë shtesë, kurse finalistit i takojnë “vetëm” edhe 7 milionë.

Kjo i bie që secila kombëtare që kualifikohet në evropianin 2020, nëse nuk e fiton asnjë ndeshje i merr 9,25 milionë Euro, kurse sipas llogarive, kampioni potencialisht mund të mbërrijë shumën prej 34 milionë Eurove, përcjell Insporti.

Kjo është një prej arsyeve pse njerëzit në FFK janë shumë të kujdesshëm në procesin e negocimit dhe publikimit të emrit të selektorit të ri, meqë po flasim për njeriun që mund të jetë një prej faktorëve vendimtarë në bonuset që i fiton ose i humbë FFK-ja me kombëtaren e seniorëve.

Më herët mediat kishin lëshuar emrin e një trajneri zviceran si përzgjedhës i ardhshëm, por konfirmimi pritet të bëhet javën e ardhshme.

-->