Është vetëm 16 vjeçare, basketbollistja e Kosovës debuton në elitën spanjolle

Basketboll 20 Nëntor 2020 20:26

Njëra nga basketbollistet më të talentuara kosovare padyshim është Astera Tuhina, shkruan Insporti.

Ajo është pjesë e skuadrës spanjolle, Promete, ndërkohë këtë javë ajo ka debutuar në elitën e basketit spanjoll kundër SPAR Girona, ku në këtë të fundit luajnë yje të kombëtareve nga Spanja dhe Serbia.

Ajo vitin e kaluar ishte pjesë e Kosovës U16 dhe U20, derisa me padurim po e pret verën e këtij viti për të përfaqësuar sërish Kosovën në garat ndërkombëtare.

“Jam e nderuar dhe privilegjuar që luaj për Kosovën dhe shpresoj se do të kemi paraqitje sa më të mira” – kishte deklaruar ajo kohë më parë.

Në fund edhe mesazhi për vajzat e reja që duan të luajnë basketboll.

“Besoj se çdo njeri duhet te merret me sport, çfarëdo qoftë ai, sepse për mua sporti është diçka që më ka ndihmuar shumë të kem një jetë më të shëndetshme, të krijoj shoqëri dhe të vizitoj shumë vende. Shpresoj se edhe vajzat e reja do të merren me basketboll dhe të kenë suksese në karrierën e tyre”, përfundoi Astera Tuhina.



-->