Eskalon Vedat Muriqi, ia përplas shokut të skuadrës (VIDEO)

Futboll 15 Dhjetor 2019 18:20

Vedat Muriqi ka shfaqur nervozizmin e tij në fund të ndeshjes kundër Sivaspor, ku Fenerbahce u mposht me rezultat 3-1.

Sulmuesi nga Kosova u nervozua keq me shokun e skuadrës Ozan Tufan, në minutat shtesë të ndeshjes.

Arsyeja e nervozizmit ishte kartoni i kuq.

Tufan ia dha shiritin e kapitenit kosovarit, por ai e hodhi në tokë dhe u fjalos me të.

Muriqi aktualisht është realizator i nëntë golave në Superligën turke.

-->