Espanyoli “shokon” Real Madridin (VIDEO)

Futboll 27 Shkurt 2018 20:55

Espanyoli ka mposhtur Real Madridin në minutat shtesë të ndeshjes, në takimin e vlefshëm për xhiron e 26-të të kampionatit spanjoll.

Skuadra e Zidane pësoi krejt në fund, kur Gerard Moreno realizoi për 1:0 dhe rezultatin përfundimtar, në minutat shtesë të takimit.

Kur po luhej minuta e tretë dhe e fundit shtesë, Moreno pranoi një asistim nga Sergio Garcia nga krahu i djathtë, dhe me një goditje të fuqishme nuk i dha shans Keylor Navasit.

Me këtë humbje, ‘Los Blancos’ tashmë renditen me 51 pikë në pozitën e tretë, derisa kjo është humbja e pestë e pësuar këtë edicion.

Espanyoli ndërkaq, me 31 pikë renditet në pozitën e 13 në tabelë. /Insporti.com

-->