Etemi dhe Uldedaj, sonte zhvillojnë meçet e radhës

Sporte luftarake 03 Shkurt 2018 14:44

Sonte në Halle të Gjermanisë, përveç Robin Haxhi Kransiqit, dy boksierët e tjerë, më të rinj, zhvillojnë meçet e radhës në karrierat e tyre profesioniste.

Elvis Etemi, 26 vjeçar, i lindur në Vushtrri, sonte zhvillon meçin e tij të dhjetë si profesionist dhe deri më tani ka 9 fitore . I gjatë 185 cm dhe i rëndë 77kg, Etemi sonte do të kryqëzojë dorezat me boksierin nga Republika Çeke Stanislav Eschner. Kundërshtari i Etemit është 28 vjeçar dhe në 14 meçe profesioniste ka 7 fitore, 6 humbje dhe 1 barazim.

Në anën tjetër Juergen Uldedaj, i lindur në Lezhë është një prej boksierëve perspektivë në kategorinë gjysmë të rëndë. Uldedaj është vetëm 20 vjeçar (26.08.1997) dhe deri më tani ka 7 meçe e 7 fitore në boksin profesionist.

Uldedaj sonte do të ballafaqohet me një tjetër boksier çek, fjala është për 34 vjeçarin Jakub Synek.

 

-->