Etien flet për titullin e kampionit në Spanjë

Futboll 14 Shkurt 2020 23:31

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, ka folur rreth situatës aktuale në La Liga, dhe gjasave për titullin e kampionit.

Aktualisht, në La Liga është skuadra e Real Madrid ajo që prin në renditje, me tri pikë më shumë sesa Barcelona.

Megjithatë, përkundër kësaj, Setien nuk është i dorëzuar në këtë garë, dhe beson se skuadra e tij ka gjasat e barabarta me liderët.

“Shumë tituj të ligës janë vendosur nga detajet, minutat e fundit, në situata të cilat asnjëra skuadër nuk mund t’i kontrollojë” ka thënë Setien.

“Ne jemi aq favoritë sa është edhe Real Madrid. Ata kanë tri pikë epërsi, por ne kemi një ndeshje në ‘Santiago Bernabeu’ dhe kur momenti të vjen, ne kemi pritje të mëdha” ka shtuar trajneri.

“Ne e dimë rëndësinë e kësaj ndeshjeje, dhe do të futemi për maksimumin” ka thënë ndër të tjerash Setien.

-->