Eto’o: Messi do ta përfundojë karrierën në këtë skuadër

Futboll 12 Mars 2020 23:53

Legjenda e Barcelonës, Samuel Eto’o është i sigurt se sulmuesi, Lionel Messi do e vazhdojë kontratën dhe do e përfundojë karrierën në “Camp Nou”.

Argjentinasi në kontratë ka mundësinë e largimit si lojtar i lirë në fund të sezonit dhe thuhet se shumë gjigantë evropianë janë të interesuar.

Mirëpo, sipas Eto’o ylli i Barcelonës do qëndrojë në klub sepse ende është në top formë.

“Ai mund ta vazhdojë kontratë me Barcelonën. Ende mund të vazhdojë të jetë në këtë formë”.

“Mendoj se ai do ta përfundoj karrierën te Barcelona dhe nëse se mund ta bëjë, atëherë mundet”, theksoi ai.

Eto’o kaloi pesë vite në “Camp Nou” gjatë viteve 2004-2009 dhe luajti pranë Messi për tri vite.

-->