Etrit Berisha, pritje fantastike kundër Juventusit

Futboll 28 Shkurt 2018 19:29

Në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Italisë, në të cilën është paraqitur Etrit Berisha për Atalantan kundër Juventusit, portieri nga Prishtina ka bërë pritje fantastike.

Momenti i Etrit Berishës: boshnjaku Mandzukic, kishte dribluar 2 mbrojtësit e fundit të Atalantas, gjersa i la prapa, sulmuesi i Juvenstusit mbeti vetëm me Etrit Berishën. Portieri i Kombëtarës së Shqipërisë, lexoi bukur Mandzukicin dhe mbrotji goditjen e tij për të befasuar gjithë stadiumin.

Megjithatë, Etrit Berisha mori gol nga penaltia dhe eventualisht Atalanta humbi ndeshjen kështu edhe mundësinë për tu paraqitur në finale të kupës së Italisë. /Insporti.com

Pritjen e Etrit Berishës e gjeni nga sekondi i 50-të:

 

-->