Etrit Berisha largohet nga grumbullimi – ky do të jetë zëvendësuesi i tij

Kombëtarja 09 Shtator 2019 13:54

Etrit Berisha nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e ditës së nesërme ndaj Islandës. Gardiani shqiptar është larguar nga grumbullimi për shkak të një dëmtimi, teksa në vend të tij, është thirrur portieri i Kombëtares Shpresa, Gentjan Selmani.

Ka qenë zyra e shtypit që ka njoftuar këtë ndryshim në listën e Kombëtares, 1 ditë para sfidës ndaj Islandës.

NJOFTIMI I FSHF-së:

Pershendetje te gjitheve, kemi nje ndryshim ne listen e Kombetares A. Per arsye demtimi eshte larguar sot Etrit Berisha dhe vendin e tij e merr Gentian Selmani nga U21

-->