Etrit Berisha ndeshjen me Kosovën nuk e sheh si festë

Futboll 29 Maj 2018 16:23

Pak orë në ndajnë deri të miqësorja në mes Kosovës dhe Shqipërisë në stadiumin “Letzigrund” të Cyrihut, një takim që po cilësohet edhe me epitetin e ndeshjes vëllazërore, mirëpo jo të gjithë e shohin këtë përballje si festë.

Në konferencën për shtyp të Përfaqësueses së Shqipërisë, u prononcua portieri i kuqezinjve nga Prishtina, Etrit Berisha, i cili deklaroi se përkundër që është një miqësore dhe luajnë kundër Kosovës, ata do të synojnë fitoren dhe kjo është lënë të nënkuptohet edhe nga një formacion sulmues i përzgjedhësit Christian Panucci.

“Ndeshjen e kaluar donim të bënim festë, sepse vinim nga kualifikimi, kurse tani jemi në rrethana tjera. Po përgatitemi për Evropianin dhe duam ta shfrytëzojmë si mundësi të mirë përgatitjeje. Kërkojmë fitore”, tha Etrit Berisha. /Insporti.com

 

-->