Etrit Berisha pëson triling nga Borussia Dortmund

Etrit Berisha pëson triling nga Borussia Dortmund
Borussina Dortmund ka fituar kundër Atalantas në Signal Iduna Park, me rezultat 3-2. Ndeshja ishte dramatike, ku pamë dy ekipet të dalin në epërsi.
Në pjesën e parë Borussia Dortmund doli në epërsi nëpërmjet Andrea Schurrle, i cili pranoj pasin me të jashtmën e shputës së kwmbws sw djathtë afër pikës së bardhë, më pas për të shënuar golin e parë për ekipin e tij.
Atalanta u kthy në ndeshje pas pjesës së parë, përmes golin të bukur të që shënoi Ilicic. Ai pranoi topin afër 5 metërshit me këmbën e djatht për ta plasuar më pas topin në gol për të barazuar rezultatin në 1 me 1.
Ilicic ishte ai që i dha epërsi Atalantas për 2-1, i cili arriti të rikuperoj topin dhe të shënoj gol.
Mirëpo, Borussia Dortmund arriti të shënoj më pas 2 herë nëpërmjet sulmuesit të tyre, Michy Batshuayi. Ai mposhti herën e parë Etrit Berishën nga jashtë 16 metëshit ndërsa herën e 2-të Batshuayi shënoj për Borussia Dortmundin në minutën e 90-të pas një gabime trashanik të mbrojtes së Atalantas.
Ndeshja e kthimit zhvillohet javën e ardhshme më 22 Shkurt në stadiumin e Atalantas. /Insporti.com
Momentet më të mira të ndeshjes: