“EURO 2020” – Kombëtaret debutuese dhe ato që e kanë fituar më së shumti Evropianin

Futboll 11 Qershor 2021 12:09

Magjia e Kampionatit Evropian fillon sot dhe do të rrugëtojë së bashku me ne deri me 11 korrik. 24 kombëtare do të luftojnë për rezultate sa më pozitive në këtë kompeticion.

Italia dhe Turqia e nisin sot me ndeshjen hapëse të Kampionatin Evropian, atje ku të pranishëm do të jenë edhe futbollistët më të mëdhenj ndër vite.

Maqedonia e Veriut dhe Finlanda do të jenë dy kombëtaret debutuese në Kampionatin Evropian. Analizuar në statistika,Gjermania dhe Spanja janë dy kombëtaret që e kanë fituar më së shumti këtë kompeticion, nga tri herë.

Gjermania ka fituar Kampionatin Evropian në Belgjikë 1972, në Itali 1980 dhe në Angli 1996, kurse Spanja fitoi Kampionatin Evropian të vitit 1964, 2008 dhe 2012

-->