Euroleague, Fenerbahce del nga kriza, fitojnë Maccabi e Panathinaikos

Basketboll 30 Nëntor 2019 10:14

Fenerbahce fitoi ndeshjen e dytë radhazi në këtë kompeticion dhe ringjalli shpresat për të kapur një vend në fazën play-off edhe pse aktualisht pozicionohet në vendin e 14-të me vetëm 4 fitore dhe 7 humbje.

Në “Ulker Sports Arena” në Stamboll, skuadra turke mposhti lehtësisht me rezultatin 89-76 rusët e Khimki. Diferencën në këtë sfidë e bënë tre lojtarët e Fenerbahces italiani Luigi Datome me 20 pikë por edhe turku Melih Mahmutoglu dhe greku Kostas Sloukas të cilët realizuan nga 19 pikë. Pikëshënuesi më i mirë i sfidës gjithsesi ishte Janis Timma i Khimki me 26 pikë në total.

U rikthye te fitorja Maccabi Tel Aviv u rikthye te sukses pasi mposhti me rezultat shumë të thellë 93-62 francezët e Lyon-Villeurbanne. Kjo ishte fitorja e 7-të në 11 ndeshje për skuadrën izraelite që u ngjit në vendin e 5-të.

Në Athinë shumë të thjeshtë e pati Panathinaikos ndaj spanjollëve të Baskonias. 100-68 ishte rezultati final i kësaj sfide me skuadrën greke që suksesin e 7-të sezonal në Euroleague ashtu si Maccabi Tel Aviv. Në një sfidë pa shumë histori si ajo e Athinës diferencën e bëri Jimmer Fredette autori i 21 pikëve.

Një fitore me shifra të ngushta mori Crvena Zvezda që mposhti me rezultatin 76-73 spanjollët e Valencias në Beograd, ndërkohë që në Gjermani Alba Berlin kaloi me rezultatin 69-62 Zalgiris Kaunas.

-->